2.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

10 dallime mes milionerëve dhe njerëzve të rëndomtë

Milionerët nuk janë rastësisht të tillë. Ka dallime mes tyre dhe pjesës tjetër të popullsisë, që lidhen me kombinimin e dijes me  guximin. Më poshtë ju sjellim 10 dallime mes milionerëve dhe shtresës së mesme.

1. Milionerët nuk i rrisin shpenzimet kur rriten të ardhurat, por rrisin investimet.

2. Milionerët flasin për ide. Klasa e mesme flet për gjërat dhe njerëzit e tjerë.

3. Milionerët besojnë se duhet të jenë bujarë. Klasa e mesme beson se nuk mund të përballojë të japë.

4. Milionerët mësojnë dhe rriten vazhdimisht. Klasa e mesme mendon se mësimi përfundoi me shkollën.

5. Milionerët përqafojnë ndryshimin. Klasa e mesme ndjehet e rrezikuar prej ndryshimit.

6. Milionerët mendojnë afatgjatë. Klasa e mesme mendon afatshkurtër.

7. Milionerët punojnë për fitime. Klasa e mesme punon për paga.

8. Milionerët fokusohen në rritjen e vlerës së tyre neto. Klasa e mesme fokusohet në rritjen e pagave.

9. Milionerët ndërmarrin rreziqe. Klasa e mesme ka frikë të ndërmarrë rreziqe.

10. Njerëzit e pasur dhe shumë të pasur kanë zhvilluar disiplinën e kënaqësisë së vonuar. Milionerët bëjnë sot atë që të tjerët nuk e bëjnë, kështu që ata mund të kenë nesër atë që të tjerët nuk do ta kenë.

[bsa_pro_ad_space id=1]

[bsa_pro_ad_space id=2]

Të ngjajshme

[bsa_pro_ad_space id=2]

[bsa_pro_ad_space id=1]

Të fundit