11.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

13 të arr*estuar në Prishtinë pas një pla*gosjeje me armë zjarri!

Një incident me armë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku si pasojë një person është plagosur me armë zjarri dhe një është lënduar.

Policia sot ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një fishek. Lidhur me incidentin janë arrestuar trembëdhjetë persona, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu është sekuestruar një armë AK 47.

“Pas raportimit për të shtëna me armë, policia në vendin e ngjarjes ka hasur në dy viktimat meshkuj kosovarë njëri i plagosur nga arma, ndërsa tjetri me lëndime. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një fishek. Lidhur me incidentin janë arrestuar trembëdhjetë (13) meshkuj kosovarë të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është arritur të identifikohet dhe sekuestrohet edhe një armë AK 47 që ishte në posedim të njërit nga të dyshuarit e arrestuar. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një DËR i kamerave të sigurisë që ishte larguar nga njëri prej të arrestuarve me qëllim të fshehjes së provave. Lidhur me rastin njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

 

 

 

Burimi/21Media

Të ngjajshme

Të fundit