36.8 C
Skopje
E diel, 23 Qershor, 2024

14 vjeçari nga Prishtina shkruan librin e dytë për “Betejën e Koshares”

Në moshën 9 vjeçare, Jon Sefedini nga Prishtina, ka botuar librin “Rrëfime nga Kosharja”. Por, nxënësi i klasës së 9-të, ka filluar ta shkruaj edhe librin e dytë që flet për betejën më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha informacionet, Joni thotë se po i merr nga vet komandantët që e udhëhoqën këtë betejë. E këta të fundit shprehen të lumtur që gjeneratat e reja po interesohen për këtë betejë.

Rreshtat që po i lexon, janë fjalët e komandant “Agim Ramadani”

Ndërsa libri që po e mban në duar, flet për betejën më të lavdishme të UÇK-së.

E autori është vet 14 vjeçari, Jon Sefedini.

Madje këtë libër të titulluar “Rrëfime nga Kosharja” e botoi si 9 vjeçar.

“Për këtë betejë, informacionet që i kam marrë kanë qenë nga komandantët që kanë marrë pjesë në këtë betejë. Me komandantët që jam takuar, kanë qenë Hisen Berisha, Anton Quni, Rrustem Berisha dhe Fadil Hadergjonaj”, shprehet autori i librit.

Por, pse zgjodhi Joni si 9 vjeçar, të botonte libër për Kosharën?

“Unë kam dëgjuar si fëmijë për këtë betejë dhe isha shumë kurioz sepse ishte betejë legjendare dhe për këtë arsye e kam prekur këtë temë”, tregon ai.

Autori i ri thotë se nuk do të ndalet me kaq.

Nxënësi i klasës së 9-të, ka filluar ta shkruaj librin e dytë që flet për këtë betejë.

“Kur e kam shkruar këtë libër për Kosharën, disa nga informacionet e rënda nuk m’i kanë treguar komandantët për shkak të moshës, por, besoj që tash do t’i përmbledh informacionet e reja dhe do ta bëj një libër të ri me këta komandant, të titulluar “Të pathënat e Koshares’”, shprehet 9- vjeçari.

E puna e Jonit, i ka habitur edhe ish-komandantët e kësaj beteje.

“Me fol drejtë fillimisht e kam neglizhuar si intervistë të një fëmijë. Por, për 2 orë rresht ka qenë intervista me të, sikur e një gazetarit që ka qenë vet direkt në luftë. Pra, ai hyn në rangun e gjenive nga fëmijët”, shprehet ish- komandanti Berisha.

Berisha thotë se shembulli i Jonit, duhet të ndiqet edhe nga autorët e tjerë të librave.

“Kur brezat e ri, të cilët nuk kanë qenë pjesë e luftës, madje as të lindur në atë periudhe, sot e respektojnë atë si vlerë edhe e kanë në karakterin e tyre si vlerë që ua rritë krenarinë atëherë kjo është madhështore, atëherë ai komb ka një perspektivë”, thotë ai.

Përveç librit për Kosharen, Jon Sefedini është autor edhe i tre librave të tjerë.

Të ngjajshme

Të fundit