25.8 C
Skopje
E mërkurë, 7 Tetor, 2026

Menduh Thaçi uron Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë detyrë, theksohet në komunikatë.

“Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, i përcjell urimet më të përzemërta znj. Justina Shiroka Pula, me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Znj. Presidente, Ju uroj suksese në ushtrimin e detyrës së rëndësishme shtetërore dhe besoj se mandati Juaj do t’i shërbejë forcimit të institucioneve, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës.

Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj u uroj paqe, mirëqenie dhe përparim të vazhdueshëm”, ka shkruar Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në urimin e tij.