17.8 C
Skopje
E premte, 24 Prill, 2026

18 ushtarë izr*aelit të vrarë në Rripin e Ga*zës

Tetëmbëdhjetë ushtar izraelit janë vrarë që nga e marta në katër incidente të ndara në pjesën veriore të Rripit të Gazës si dhe në një kibbutz Be’eri afër kufirit me Gazën, transmeton Gazeta Metro.

Të enjten është lajmëruar se oficerët rezervist Yuval Zilber 25 nga Ramat Gan, kolonel Salman Habaka 33 nga komuniteti druiz nga fshati Yanuh-Jat i cili komandonte batalionin 53 të trupave të armatosura janë vrarë në Rripin e Gazës.

Të mërkurën ushtria izraelite (IDF) ka lajmëruar se 10 ushtar izraelit janë vrarë ditën e martë në Rripin e Gazës.

Sipas IDF, 11 nga ushtarët e vrarë janë goditur pasi që e kishin ndaluar automjetin ushtarak kur ishin goditur nga një raketë anti tank.

Të ngjajshme

Të fundit