-8.2 C
Skopje
E enjte, 1 Janar, 2026

22 vjet pushtet, miliona të përfituara – a ka kush që i beson “reformave” të BDI-së ?!

BDI ka paralajmëruar reforma të thella brenda partisë, duke premtuar masa rigoroze kundër çdo parregullsie nga anëtarët e saj. Në dukje, ky është një hap i madh për një parti që ka dominuar skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut për më shumë se dy dekada. Por pyetja që shtrohet është kë dëshiron të mashtrojë BDI-ja?

Shkruan POPULLI.mk

22 vjet në pushtet, me një histori të mbushur me skandale, korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Kjo parti ka krijuar një sistem të mbyllur, ku familjarët dhe të afërmit e funksionarëve të saj janë pasuruar duke përfituar miliona nga kontratat publike, tenderët dhe pozitat shtetërore.

Përveç kësaj, BDI mbart mbi supe një njollë të rëndë lidhjet me individë të shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një fakt i pakundërshtueshëm është se tre figura të rëndësishme të kësaj partie – Xhevat Ademi, Ramiz Merko dhe Artan Grubi – janë të padëshiruar nga SHBA për shkak të aferave korruptive dhe keqpërdorimit të detyrës publike.

Si mund të flasë BDI për “reforma” kur në këtë parti vazhdojnë të qëndrojnë persona të diskredituar, të lidhur me afera të errëta dhe të sanksionuar nga bashkësia ndërkombëtare? Si mund të priten ndryshime të vërteta kur të njëjtët njerëz që përfituan nga sistemi janë ata që premtojnë “pastrim” të partisë?

Populli nuk është naiv! Për dy dekada, BDI ka përdorur të njëjtën skemë mashtrimi, duke premtuar ndryshime sa herë që rrezikonte pushtetin. Por sot, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë të ndërgjegjësuar dhe nuk do të lejojnë që e ardhmja e tyre të mbetet peng i një partie që ka humbur çdo kredibilitet.

Mund të themi se koha e BDI-së ka përfunduar! Shqiptarët meritojnë një përfaqësim të ndershëm dhe të pastër, larg korrupsionit dhe manipulimeve të vjetra.

Të ngjajshme

Të fundit