9.8 C
Skopje
E diel, 19 Tetor, 2025

“26 milionë euro bursa”, Pozhari: Kurti po mbështet studentët, të tjerët mbështetnin klientelizmin

Po e akuzojnë qeverinë që ndau 26 milionë euro bursa për studentët, për t’ua lehtësuar fillimin e vitit akademik. Nga 100 euro për secilin student.
S’po tregojnë se gjatë kësaj Qeverie është arritur që Arsimi i Lartë Publik të jetë falas.
● Gjithashtu, janë rreth 7000 mijë studentë me bursa në Bachelor & Master.
● 6,917 studentë të fushave STEM kanë përfituar mbështetje financiare.
● 179 studentë me bursa për doktoratë në universitetet më të mira sipas Listës së Shanghait, etj, etj.
Me pak fjalë, gjatë kësaj Qeverie 15,000 studentë janë mbështetur me bursa nga 1,000€ deri në 10,000€.
Pyetja që shtrohet: pse nuk i bëtë këto ju kur ishit në Qeveri? Pse e vetmja gjë që dinit të bënit në fund të mandatit ishte të jepnit tenderë për projekte shkel e shko?!

Të ngjajshme

Të fundit