Në qarkun e Lezhës nuk ka pasur reshje shiu gjatë 24 orëve të fundit, kurse kuota e lumit Drin është 1.0 m nga +2.0 m kuota kritike.
Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.35 m, ndërsa ka rreth 270 hektarë tokë të përmbytura.
Hidrovori Tale punon në kuotën -1.2 m dhe ka rreth 20 hektarë tokë të përmbytur në kënetën Tresh-Spiten.
Në Bashkinë Kurbin:
Hidrovori Shllinza është në kuotën- 1,05 m. Në fushë e Gjonëmit, ish kënetë ka rreth 50 hektarë tokë të përmbytur.
Lumi Gjader është në kuotën normale , ndërsa ka rënie kuotash dhe në lumin Mat.
Të gjithë hidrovorët janë në gjendje pune dhe të mirë teknike ndërsa nuk ka probleme të furnizimit me energji elektrike.