19.8 C
Skopje
E enjte, 19 Nëntor, 2026

45.2 milionë denarë shtesë për kompanitë në Maqedoni nga kredia hungareze

45.2 milionë denarë të rinj janë transferuar nga Buxheti Qendror drejt Bankës Zhvillimore për të mbështetur investimet e realizuara nga kompanitë vendase.

Mbështetja e përgjithshme që Qeveria ka realizuar deri më tani për sektorin privat përmes kësaj mase arrin në 14.9 miliardë denarë, ose 242 milionë euro, duke pasur ndikim të rëndësishëm në realizimin e investimeve private dhe në nxitjen e aktivitetit ekonomik.

Në Buxhetin e shtetit për këtë masë janë paraparë gjithsej 250 milionë euro. Këstin e parë nga Buxheti drejt Bankës Zhvillimore dhe kompanive vendase, Ministria e Financave e realizoi në mars të vitit të kaluar.

Mjetet financiare janë siguruar nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, me qëllim nxitjen e investimeve në sektorin privat dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike.

Këto mjete shpërndahen përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave komerciale tek përfituesit përfundimtarë – kompanitë vendase, me kushte të favorshme financimi:

Norma e interesit: 1.95%

Afati i shlyerjes: deri në 15 vjet

Periudha e faljes (grace period): deri në 3 vjet përcjell Zhurnal.mk .