6.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

7 shtetas turq janë arr:estuar në RVM

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, pas informacioneve të marra paraprake operative, zyrtarë policorë nga Departamenti për të huaj në Qendrën rajonale për çështje kufitare Veri, në bashkëpunim me Inspektoratin e punës, kanë kryer kontroll ndaj një personi juridik në Shkup, me ç’rast kanë gjetur shtatë shtetas turq që punonin ilegalisht në vend.

Gjatë kontrollit u gjetën shtatë shtetas turq, të cilët punonin në mënyrë të paligjshme në vend.

“Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Kisella Vodë dhe gjatë ditës në Gjykatën Themelore Shkup 1 kundër tyre do të parashtrohet kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse për kundërvajtje të kryer nga Ligji për të huajt, në kundërshtim me nenin 23”, njoftojnë nga MPB.

Të ngjajshme

Të fundit