5.8 C
Skopje
E enjte, 19 Mars, 2026

75% e të rinjve në RMV nuk duan të merren me politikë

Është e dhimbshme të shohësh se sa të demoralizuar janë të rinjtë kur bëhet fjalë për politikë në Maqedoninë e Veriut. E gjithë kjo si rezultati i politikbërjes së keqe tash e sa vite, gjë që ka sjellur edhe në nevrikosje të të rinjve kur pyeten se a dëshirojnë të merren me politikë, informon POPULLI.mk.

Sipas statistikave të fundit të bëra në Maqedoninë e Veriut të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në vend por jashtë saj. Për një jetë më të mirë, atje ku politika nuk i fut duart e hundët gjithkund. Në një vend europian ku ka sistem jete dhe të ardhura më të larta. Shumica e të rinjve Maqedoninë e Veriut e shohin si një varr ku po varrosen ëndrrat e tyre dhe një shtet pa të ardhme sado që pretendohet për një të ardhme europiane.

Qytetarët kanë ankesa si për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, mungesën e pjesëmarrjes së të rinjve në politikbërje e shumë tema tjera që i tangojnë të rinjtë. Ata cilësojnë se nuk mund të ecin përpara në një vend ku nuk ndryshon asgjë por çdo vit vetëm të njëjtat gënjeshtra.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit