Historisë së 🇽🇰 Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica e familjes Jashari në krye me #Komandantin legjendar, #AdemJashari. Ata dhanë gjithçka që ishte e tyre, për gjithçka çfarë kemi ne sot.
Një çerek shekulli nga përjetësia e familjes #Jashari….
Epopeja e #UÇK-së, si ngjarja më kulmore e historisë sonë kombëtare është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë.
Lavdi e përjetshme familjes Jashari, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë 🇽🇰🇦🇱🦅
#Lavdi
