11.8 C
Skopje
E diel, 29 Mars, 2026

Maqedonia e Veriut “dëboi” qytetarët e vendit, tani kërkon punëtorë të huaj!

Maqedonia e Veriut është me një situatë të palakmueshme, që në mënyrë kontinuale ka dëbuar qytetarët e vendit duke mos i përfillur dhe duke diskriminuar në çdo rrafshe, pa menduar asnjëherë pasojat e këtij dëbimi. Numër masiv i qytetarëve shqiptarë, posaçërisht të rijnë kanë lëshuar vendin ku nga stacionet e atubosuave shpesh janë deklaruar se vendi po na dëbon duke mos na ofruar kushte për të jetuar. Dhe, në vazhdimësi është folur për ikjen e të rinjve por asnjëherë nuk u morën masa për të parandaluar këtë ikje. Në këtë formë vendi tani është në krizë për fuqi punëtore, me çfarë flitet tani janë krijuar nevojat për import të fuqisë së huaj punëtore nga vendet e Afrikës, Azisë, Indisë e të tjera. Kjo është përgjigja më e mirë e heshtjes së politikbërësit kur të rinjtë e vendit kërkonin ndihmë ata anashkaloheshin dhe nuk përfilleshin fare, tani të kërkojnë punëtorë të huaj sepse nuk ua ditën vlerën punëtorëve vendas. Mes tjerash të gjithë qytetarët që kanë migruar në Perëndim nga Maqedonia e Veriut atje janë të punësuar dhe stabilizuar, gjë që dëshmon se të gjithë kanë dashur punë dhe janë të aftë të punojnë. Por, ajo që nevojitej si sensibilizim dhe krijim i kushteve të duhura për të jetuar, këtë nuk e bënë institucionet e vendit, shkruan Zhurnal.

Sa janë gjasat që në vendin tonë, për shkak të mungesës së kuadrit, të shohim punëtorë nga Pakistani, India e vende tjera?

Shoqëria jonë duhet të jetë më e përgatitur për këtë që ndodhë në shumë vende të botës, importi i fuqisë punëtore nga shtete të huaja, posaçërisht ato të Lindje, Afrikës, Indisë e të tjera vende. Edhe pse vendet perëndimore po preferojnë më shumë fuqi punëtore të huaj nga vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Gjermania e cila ka tërhequr një numër të madh të të rinjve nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria.

Por, shoqëria jonë duket që ende nuk e ka arrit pjekurinë e duhur për të pranuar një skenarë të tillë, kjo më së miri u dëshmua kur para një viti një grup prej 30 personash i njohur si grupi Lev Tahor, këto të fundit nuk gjetën dot vend në Maqedoninë e Veriut në asnjë qytet sepse paragjykoheshin e sulmoheshin nga qytetarët ku ata banonin, panikë dhe frikë e madhe që pastaj të njëjtët u larguan nga vendi.

Kjo krejt përshkak të ksenofobisë së qytetarëve të këtij vendi duke mos qenë gati të pranojnë në mes qytetarë që vijnë nga vende tjera dhe me kultura krejtësisht tjera, si për nga veshja, dukja, ngjyra e lëkurës e të tjera.

Por nevojën për import të fuqisë së huaj punëtore autoritetet veçmë e kanë paralajmëruar

Autoritetet paralajmëruan se vendi përballet me domosdoshmërinë që sa më shpejtë të importojë punëtorë të huaj. Ishin përmendur punëtorë nga Azia Qendrore, që menjëherë zgjoi ksenofobinë e zakonshme në shoqërinë tonë. Në vendin tonë në sipërfaqe dalin edhe raste konkrete.

Akademik Abdylmenaf Bexheti, siç njofton KlanM, thotë se shoqëria jonë nuk është e përgatitur për këtë kurse si shembull ka përmendur Shqipërinë që për shkak të sistemit më liberal ekonomik atje kjo tashmë funksionon. Por, Bexheti, nuk shkoi shumë larg, përmendi raste konkrete në Tetovë.

“Në Universitetin tonë tashmë kemi 100 studentë me qëndrim të legal që vijnë nga Taxhikistani dhe Pakistani për të studiuar te ne. Është ky viti i dytë, bëhet fjalë për 100 studentë. Kontigjent që vijnë me bursa amerikane. Mbi 50% e tyre tashmë punojnë dhe duan të mbeten, por pranimi i tyre sinqerisht të them nuk është aq miqësor” – tha Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.

Ai poashtu thotë se vazhdimisht duhet të bëhet sensibilizimi dhe përgatitja e popullatës për praninë e punëtorëve të huaj në vend.

“Të ngritet vetëdija tek popullata se është një proces normal shoqëror dhe kjo të mos bëhet me ngulm. Vazhdimisht gjatë historisë njerëzit kanë lëvizur për punë, për jetë më të mirë. Mendoj se edhe emigracioni ynë atje tashmë nuk janë vetëm për situatën material-financiare”, ka thënë Bexheti.

Qeveria është duke menduar për importin e fuqisë punëtore, si një ndër masat për produktivitet dhe konkurrencë ekonomike. Tregu do të liberalizohet, por dilema mbetet nëse tërësisht apo në mënyrë të targetuar. Kjo tabu-temë, siç përcjell KlanM, sipas zëvendës kryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, pritet të hapet këtë vit. Në fillim fokusi do të jetë Ballkani Perëndimor, kurse ideja është që të rriten kuotat vjetore dhe nëse ka nevojë dhe pajtim të përgjithshëm të targetohen edhe vendet e treta.

Dëbojnë qytetarët e tyre pastaj kërkojnë punëtorë të huaj

Ky është përkufizimi më i saktë i gjendjes reale katastrfoale në Maqedoninë e Veriut për sa i përket zhvillimit ekonomik, dhe stabilitetit të fuqisë punëtore në vend. Sikurse politikbërësit ta kishin menduar e parashikuar në kohë këtë situatë të që mund të vjen si pasojë e mos brengosjes së tyre, kjo situatë nuk do të kishte ardhur, dhe vendi do të kishte fuqi punëtore të mjaftueshme.

Mungesa e hartimit të politikave të mirëfillta për të joshur të rinjtë me tregun e punës në vend ka detyruar të rinjtë të kërkojnë këtë mundësi larg vendit të tyre. Por, nuk është vetëm çështja e punësimit, janë edhe shumë shkaqe të tjera pse të rinjtë braktisin vendit si mungesa e meritokracisë, partizimi i skajshëm i secilit insitutcion, mungesa e drejtësisë, diskriminim në çdo rrafshe, e të tjera.

Megjithatë, në asnjë formë nuk duhet lejuar që politikanë të justifikohen me atë që të rinjtë po e lëshojnë vendin dhe migrimi është trend. Sepse, në vendin tonë qytetarët që migrojnë janë kryesisht shqiptarët dhe kjo u dëshmua edhe në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë, që numri më i madh shqiptarëve jetonin në diasporë. E kjo krejt si pasojë e diskriminimit në vazhdimësi të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. E tani kur nuk ia dinë vlerën qytetarëve të tyre të presin e të kërkojnë fuqi punëtore të huaj, përndryshe këto qytetarë që e kanë lënë vendin po punojnë në vendet ku kanë migruar pa ndalë, gjë që dëshmon se kemi të bëjmë me fuqi punëtore shumë produktive ka humbur vendi ynë. /Zhurnal.mk

Të ngjajshme

Të fundit