1.8 C
Skopje
E diel, 21 Dhjetor, 2025

ZGJEDHJET NE TURQI…

ZGJEDHJET NE TURQI..

Shkruan Eduart Hekuran Thartori

Në pamje të pare nuk ka asnjë arsye dhe interes qe një shqiptar ti ndjekë ato. Po kështu edhe ballkanas të tjerë. Madje edhe më shumë.

Por realiteti është ndryshe.
Zgjedhjet në Turqi ndikojnë indirekt edhe për stabilitetin ose jo të Ballkanit dhe më gjerë. Dhe ja sesi:

Aktualisht Turqia është bërë një superfuqi rajonale ku asgjë në Rajonin e Ballkanit dhe Lindjes së mesme nuk vendoset pa thënë dhe Turqia fjalën e saj.

Këtë e pamë edhe me trazirat e fundit në Veriun e Mitrovicës, apo në kërcënimet e serbëve të Bosnjes para disa muajsh. Sapo ndërhyri presidenti Erdoğan gjendja u qetësua dhe serbët u tërhoqën nga provokimet e tyre ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Por..
Nëse Turqia vendos të zgjedhë një tjetër president. Dmth kundërshtarin Erdoğan nga rradhët e Opozitës, çështja do të ndryshojë rrënjësisht.
Fillimisht sepse nuk do të kemi një president Türk të fuqishëm si Erdoğan. Por një presidencë të ndarë në tetë pjesë. Dmth secila nga partitë aleate do të ketë një zv. President që duhet të pyetet për vendimet e presidentit turk.

Por çështja nuk është vetëm kaq. Një Turqi pa Erdoğan dhe AKP, është një Turqi e copëtuar në federata ku përveç Stambollit dhe Bosforit që ka nevojë për qëndrueshmëri, pjesa tjetër do të përfshihet në luftëra civile si në Sirinë e Asad. Stambolli do ti jepet Greqisë dhe një komisioni ndërkombëtar për qeverisje.

Por çfarë dmth kjo për Shqiptarët dhe Boshnjakët?
Shumë e thjeshtë zinxhirët që mbanin lidhur serbët dhe grekët do të hiqen nga duart e turqve dhe qentë e Ballkanit do të lihen të lirë.
Nga ana tjetër bota në përgjithësi do të humbasë ekuilibrin që mbahet mjeshtërisht deri tani nga Turqia. Dhe pa një ekuilibër të tillë, shpërthejnë konflikte në të gjitha zonat e nxehta në botë.
1.Rusia bllokohet në Bosfor. Por kjo krijon forcimin e aleancës Rusi Kinë. E cila gjithashtu do të vuajë të njëjtat pasoja nga bllokimi I Bosforit nga NATO.
2. Turqia çarmatoset nga sistemet mbrojtëse që mezi I krijoi vetë për dy dekada. Dhe bëhet një arenë mercenarësh ku Banda të reja të tipit ISIS dhe PKK furnizojnë me ushtarë mercenarë konfliktet e botës.

Për popujt muslimanë në Turqi dhe në Ballkan nis një tjetër epokë masakrash si ato të fillimit dhe fundit të shekullit të kaluar.
3. Do të ndodhin përsëri ndryshime kufinjsh, ku Shqipëria do të mbetet vetëm ajo e planit të dikurshëm francez, nga Buna deri në Shkumbin. Kosova nuk do ekzistojë më e pavarur dhe as e njohur si nocion politik.

Të gjitha këto, për tu habitur, mund të ndodhin vetëm nëse në këto zgjedhje humb presidenti Erdoğan dhe aleanca e AKP.
Gjasat janë shumë të pakta që kjo humbje të ndodhë. Por kjo nuk dmth se duhet të qetësohemi.

Të ngjajshme

Të fundit