Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat malore me borë. Pasdite dhe gjatë natës reshjet do të jenë më të shumta vende-vende, ndërsa për shkak të depërtimit të masës ajrore më të ftohtë me erë të fortë veriore në vendet më të larta dhe disa më të ulëta reshjet do të kalojnë në dëborë, veçanërisht në pjesët perëndimore. Në pjesët malore do të krijohet shtresë e re bore, ndërsa në disa vende më të larta do të ketë një shtresë më të vogël. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë nga 7 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup mot me vranësira me reshje të përkohshme shiu, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës kur do të fryjë erë e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Siç paralajmëroi DPHM, nesër do të fryjë erë e përforcuar veriore (në disa vende mbi 70 kilometra në orë dhe lokalisht do të bie borë e lehtë. Nga e premtja dhe në ditët e fundjavës do të jetë mot stabil me temperatura të ulëta minimale të cilat në disa vende do të bien nën zero, ndërsa të ditës do të jenë në rritje.
