10.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

Radev i përgjigjet Pendarovskit

Në kulmin e fushatës zgjedhore, Radev i bëri thirrje Pendarovskit që t’i përmbahet të vërtetës historike kur ai kërkoi falje për rolin e qeverisë së atëhershme profashiste në Sofje në dëbimin e hebrenjve maqedonas.

Presidenti bullgar ka mbajtur leksion historie edhe për politikanë të tjerë maqedonas.

Radev dërgoi edhe mesazh se rruga evropiane e Maqedonisë nuk mund të ndërtohet mbi këtë qëndrim ndaj Bullgarisë.

Zgjedhjet e reja mbahen në Bullgari më 2 prill dhe votimi për qytetarët bullgarë në Maqedoni do të mundësohet në shtatë lokacione. Për herë të parë do të mund të votojnë edhe në Tetovë. Kështu është arritur në takimin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Kasami dhe ambasadorit bullgar Angelov.

Në faqen zyrtare të ambasadës bullgare thuhet se vendvotimet do të hapen edhe në Shkup, Manastir, Kavadar, Ohër, Prilep, Strumicë.

Të ngjajshme

Të fundit