Njoftimet e një kryeministri shqiptar nga BDI janë nacionalizëm lakuriq, sa herë që BDI ka problem me votuesit, ia nxjerr këmishën e përgjakur UÇK-së dhe i heq çizmet e konsumuara nga tavani për të ripërtërirë rejtingun. Kështu tha sonte ssh-ambasadori dhe analisti politik, Ivica Bocevski, në “Vetëm e Vërteta” në Tv Kanal 5.
“Askush nuk e ble këtë retorikë, edhe pse BDI është parti aparteid. Ne shohim diskriminim institucional ndaj popullit maqedonas në çdo hap. Kryeministri del dhe bërtet se nuk ka rëndësi si ka votuar populli, ai injoron mazhorancën. Një fakt që më bën përshtypje sot, në një nga klinikat shtetërore, nga 10 specialistë të këtij viti, 9 janë shqiptarë dhe një maqedonas. Nuk kam problem me këtë, por kjo nuk është rezultat i cilësisë së kuadrit, por i politikave që SDS-ja bën me BDI-në”, tha Bocevski.
Sipas Bocevskit, qeverisja e shtetit i është lënë BDI-së.
“Kjo është irrituese, qeveria është lëvizur, me sa duket interesi i saj nuk është të qeverisë Maqedoninë, por të fshehë diçka tjetër. Qeverisja i është lënë BDI-së. Në qeveri ka njerëz që janë më të fuqishëm se Kovaçevski”, tha Bocevski. FLAKA
