20.8 C
Skopje
E hënë, 19 Tetor, 2026

Pas 35 vitesh pritje, drejt zgjidhjes çështja e Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka takuar studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për të prezantuar zgjidhjen ligjore që do të mundësojë dhënien e Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

“Po numëroj orët dhe ditët kur do të hiqet barriera 35-vjeçare”, deklaroi Shasivari, duke paralajmëruar zgjidhjen e një problemi të kahershëm për juristët shqiptarë.

Sipas paralajmërimeve, kjo do të mundësonte për herë të parë që nga pavarësia e vendit dhënien e provimit edhe në shqip.

Çështja ka mbetur e pazgjidhur për dekada, ndonëse gjatë kësaj periudhe Ministria e Drejtësisë është drejtuar nga tetë ministra shqiptarë.