Në “El Clasico” numër 253 në histori triufon Barcelona. “Blugranat” triumfuan 2-1 në “Camp Nou” përballë rivalit historik, duke hipotekuar titullin kampion, pasi diferenca me “Los Blancos” shkon 12 pikë.
90+2′ – Shpërthen “Camp Nou”. Barcelona arrin ta mbyllë me gol një kundërsulm perfekt me golin e Frank Kessie-t, 2-1.
81′ – Reali arrin të shfrytëzoj më së miri një kundërsulm të shpejtë, duke shënuar me Asension, por sistem VAR e anulon për pozicion milimetrik jashtë loje.
45′- Pak para se të mbyllej pjesa e parë, vjen goli i barazimit. Pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme, Sergi Roberto dërgon topin në rrjetë, duke mposhtur portierin Courtois, 1-1.
10′ – fillon zjarr “El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Pas disa rasteve të njëpasnjëshme në portën e “Los Blancos”, e pëson Barcelona, teksa një pasim i Vinicius i nisur drejt qendrës devijohet nga Araujo, duke kapur në befasi portierin Ter Stegen, 0-1.
Barcelona – Real Madrid, “El Clasico” i dytë i sezonit në LaLiga, që mund të vendosë ndoshta përfundimit fatin e titullit kampion.
Katalanët aktualisht kanë 9 pikë më shumë dhe një tjetër fitore përballë rivalit historik në përplasjen e drejtpërdrejtë do ta “vriste” garën për trofenë më të rëndësishëm në Spanjë.
Sa u përket formacioneve zyrtare, Xavi, në mungesë të Pedrit, i ka besuar në mesfushë lojtarëve me më shumë përvojë: Busquets, De Jong dhe Sergi Roberto. Gavi, edhe pse në rreshtim duket si sulmues, më shumë vepron si pikë mbështetjeje për dyshen sulmuese Lewandowski-Raphinha.
