Enis Bardhi, futbollisti i cili luan për Trabzonsporin në Superligën turke ka treguar gjithmonë talentin e tij dhe profesionalizmin në fushë.
Në një fotografi të vjetër e cila po qarkullon në rrjete sociale shihet Enis Bardhi kur dikur luante për “KF Skupi” në Maqedoninë e Veriut. Që atëkohë edhe pse në moshë shumë të re Bardhi ishte kapiten i ekipit ku në atë gjeneratë ishin edhe më të moshuar se Enisi, pra atij i besoheshte timoni i ekipit.
Enis Bardhi ka një karrierë të shkëlqyeshme si në Hungari, Spanjë dhe tani në Turqi ku po tregon formën e mirë, e poashtu edhe me reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut.
Në foto gjenerata 94/95:

