3.8 C
Skopje
E martë, 10 Mars, 2026

Kasami: Po e realizojmë atë që nuk po e bën MASH-i

Komuna e Tetovës me në krye Bilall Kasamin ka filluar një aksion për të furnizuar bibliotekat e shkollave të mesme me libra. Deri më tani janë shpërndarë 10,000 libra nga autorë të ndryshëm.

Atë që nuk po e bën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ne po e realizojmë. Gjatë këtyre ditëve në shkollat fillore dhe të mesme të cilat gravitojnë në Komunën e Tetovës kemi furnizuar bibliotekat e shkollave me mbi 10.000 libra të ndryshëm të letërsisë shqipe. Autor të ndryshëm, të cilët janë pasuri të letërsisë sonë. E, gjithë kjo shërben për stimulimin dhe nxitjen e nxënësve që të lexojnë sa më shumë, pasi vetëm kështu shtrojmë rrugën e diturisë drejt një të ardhme të ndritur.

Të ngjajshme

Të fundit