6.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Komedia “Gënjeshtra”, sonte në TKM-Shkup

Sonte (15.09.2022) në ora 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të RMV-së do të shfaqet premiera e komedisë “Gënjeshtra” e bazuar në tekstin e shkrimtarit, dramaturgut, regjisorit dhe skenaristit bashkëkohor dhe shumë aktual francez, Florian Zeller, me regji të Besfort Idrizit, njofton Nistori.

Kasti i aktorëve:

Jordan Simonov (Pavle), Gabriela Petrushevska (Rodna), Oliver Mitkovski (Mihaili) dhe Dragana Levenska (Jovana)

Fjala e regjisorit

Sipas regjisorit, “Gënjeshtra” është një tekst që flet se sa të sinqertë mund të jemi, sidomos në marrëdhëniet intime, pra kur (?), sa (?) dhe a (?) lejohet të gënjejmë. Edhe pse në kontaktin e parë me tekstin të krijohet përshtypja se tema kryesore e tij është marrëdhënia martesore apo tradhtia, megjithatë, siç lë të kuptohet edhe vetë titulli, në fakt ajo që trajton teksti, por edhe shfaqja jonë, është gënjeshtra si fenomen.

Jetojmë në një “kohë të rreme”, pra në një kohë kur gënjeshtra është një praktikë e pranuar përgjithësisht, qofshin ato gënjeshtra të bardha, përfaqësim të rremë në rrjetet sociale, lajme të rreme, premtime të rreme, oferta, projekte, ndërtime, politika… për çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj gënjeshtrave të përmasave të ndryshme. Prej këtu vjen edhe ideja për ta punuar këtë tekst, ku përmes një qasjeje komike do të fokusohemi në fenomene të tilla sociale të cilat fatkeqësisht janë gjithnjë e më të zakonshme në atë masë sa që gënjeshtra është zhvilluar në nivelin e një norme të pranueshme shoqërore.

Skenografia e shfaqjes është e Kërste Xhidrov-Xhibi, kostumografi Roza Trajçeska-Ristovska, ndërsa muzikën autoriale në këtë shfaqe e nënshkruan Igor Vasilev-Novogradska.

Shfaqet në vijim janë caktuar për datat 21 dhe 29 tetor, me fillim nga ora 20:00, ndërsa biletat mund t’i gjeni përmes ueb-faqes www.mnt.mk si dhe në biletarinë e TKM-së, e cila është e hapur çdo ditë jave dhe të shtunave, nga ora 16:00 deri 20:00. /Nistori/

Të ngjajshme

Të fundit