22.8 C
Skopje
E shtunë, 25 Prill, 2026

Kasami mori pjesë në 24 vjetorin e tragjedisë së Bllacës

Sot u shënua 24 vjetori i tragjedisë së Bllacës ku morën pjesë shumë fytyra të njohura publike. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe i pari i Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami shkruan:

I nderuar sot që me rastin e 24 vjetorit të tragjedisë së Bllacës, nga shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, në emër të komunës së Tetovës dhe qytetarëve pranova Çmimin “Hasan Prishtina”, për ndihmën që kanë dhënë qytetarët e Tetovës, për përkrahjen dhe strehimin e popullit shqiptar nga Kosova të dëbuar me dhunë nga forcat ushtarake e policore serbe. Shqiptarët kurdoherë do të jenë bashkë, pranë njëri-tjetrit, duke kujtuar ngjarjet e dhimbshme, por edhe duke i dhënë jehonë shpresës, lirisë dhe vlerave më të larta njerëzore. Bllaca, Hani i Elezit na kanë tubuar sot ta përkujtojmë këtë ngjarje të dhimbshme, e cila mbetet thellë e ngulitur në kujtesën tonë kolektive. Treni i kujtesës është treni i dhimbjes shqiptare.

Solidariteti vëllazëror gjithmonë do të ngadhënjejë mbi çdo të keqe që mund të na kanoset! Bllaca mbetet dhimbja e pafundme në kujtesën tonë kolektive. Duke kujtuar këtë gjëmë, ne kujtojmë gjithmonë çmimin e madh të lirisë së Kosovës, të pavarësisë së saj të pakthyeshme. 🇦🇱🇽🇰

Të ngjajshme

Të fundit