21.8 C
Skopje
E hënë, 4 Maj, 2026

Biden në Irlandë për 25-vjetorin e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë

Presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë sot në Belfast, si pjesë e vizitës zyrtare në Irlandën e Veriut dhe Irlandë.

Biden pritet të mbërrijë sot në mbrëmje, në kryeqytetin e Irlandës së Veriut dhe të takohet me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Presidenti i SHBA-së ka planifikuar gjithashtu të mbajë një fjalim në një takim me studentët.

Vizita e tij po zhvillohet me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë të vitit 1998, që i dha fund konfliktit midis mbështetësve protestantë të bashkimit të vazhdueshëm me Britaninë e Madhe dhe atyre katolikë të një Irlande të bashkuar.

Biden do të niset nesër në Dublin, ku do t’i drejtohet parlamentit përmes një fjalimi.

Presidenti amerikan, Biden i cili është me origjinë irlandeze, gjithashtu ka në plan të vizitojë qytetet e lindjes së të parëve të tij.

Të ngjajshme

Të fundit