22.8 C
Skopje
E diel, 22 Qershor, 2025

Ben Jeder akuzohet për evazion fiskal në Spanjë

Sulmuesi francez Vissam Ben Jeder kishte përfunduar në shënjestrën e drejtësisë spanjolle: lojtari i datëlindjes 1990-të, në fakt, është akuzuar për evazion fiskal.

Futbollisti 32-vjeçar nga Sarcelles duket se i ka fshehur autoriteteve një pjesë të fitimeve të grumbulluara gjatë periudhës kur luante te Sevilja, nga 2016-ta në 2019-ën.

Sipas informacioneve të fundit të dhëna nga media franceze “RMC Sport”, sulmuesi mësohet të jetë dënuar me gjashtë muaj heqje lirie nga drejtësia spanjolle. Lojtari franko-tunizin, që aktualisht luan te Monaco (në Ligue 1), do të jetë edhe i detyruar të paguajë një gjobë prej 130 mijë eurosh. Aktualisht për të nuk është parashikuar burgimi në raste se nuk bën asnjë shkelje tjetër në dy vitet e ardhshme.

Të ngjajshme

Të fundit