11.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Chelsea “kafshatë” e lehtë për Real Madridin

Real Madrid fitoi në Santiago Bernabeu teksa mposhti Chelsean me shifrat 2-0. Ai që shënoi i pari për madrilenët ishte Karim Benzema që realizoi në minutën e 22-të të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, londinezët u penalizuan pasi Chilwell u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje si lojtari i fundit ndaj Rodrygo. Në vazhdim, vendasit tentuan të shfrytëzonin epërsinë numerike dhe në fakt ia dolën pasi shënuan edhe të dytin me anë të Marco Asensio. Tashmë, në Angli, madrilenët nisen të avantazhuar për të shkuar në gjysmëfinalen e Champions League

Real Madrid-Chelsea 2-0

Të ngjajshme

Të fundit