Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi sot ka nisur një fushatë të re në facebook.
Ai ka ‘sponsorizuar’ në këtë rrjet social Emrin dhe Mbiemrin e tij me flamurin e Maqedonisë së Veriut dhe me linkun e ministrisë në të cilën ai është i emëruar.
Rexhepi në këtë ‘sponsorizim’ që bëhet me para nuk ka sqaruar se çfarë ka dashur të reklamojë!?
Në këtë artikull të sponsorizuar nga zëvendësministri Rexhepi nuk vërehet ndonjë projekt i realizuar apo punë e kryer në terren, por thjesht ‘reklamë’ e emrit të tij.
