Pa energji elektrike sot në disa pjesë të Butelit, Gazi Babës dhe Çairit
Nga EVN Maqedoni njoftojnë se sot, për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara, pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të komunave Butel, Gazi Babë dhe Çair.
Në komunën Butel, nga ora 07:55 deri në 09:55, pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e rrugëve “Marko Krale” dhe “Lube Petroviq”.
Në komunën Gazi Babë, nga ora 09:00 deri në 13:00, ndërprerje do të ketë në rrugën 840, në një pjesë të rrugës “Blagoja Stefanovski” dhe në rrugën 1.
Në komunën Çair, nga ora 10:10 deri në 12:10, pa energji elektrike do të mbeten rrugët “Vukovarska” dhe “Strumiçka”.




