Komuna e Çairit ka një sipërfaqe prej 3,52 km2. Në këtë komunë kaq të vogël gjenden gjithsej 19 bastore dhe 5 kazino. Paralel me to janë 12 shkolla (parashkollore, fillore dhe të mesme).
Gjithashtu gjendet 1 bibliotekë (me libra shqip), 2 konvikte të turqve dhe më e keqja e gjithë kësaj është se të lartëcekurat janë në gjendje më të keqe dhe në numër më të paktë se sa “Lojërat e fatit”.
Si rezultat i kësaj ne kuptojmë se Qeveria më prioritet e ka që Çairin ta shndërrojë në një vend ku lulëzon kumari dhe vyshket arsimi.
