Uji për pije në Shkup është i sigurt tregojnë rezultatet nga egzaminimet e bëra fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 47 vende matëse në qytet.
“Sektori për konroll sanitare në periudhën nga 10 deri në 15 prill ka marrë 191 ekzemplarë për analizë fiziko-kimike dhe 191 ekzemplarë për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 47 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Konform rezultateve të marra nga egzaminimet, të gjitha kampionet i përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, informojnë nga NP Ujësjellës dhe kanalizim.
Këto informacion ndërmarrja publike i publikon në kuadër të raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, i marrë nga analizat e kryera në Departamentin e kontrollit sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në vend që akrediton funksionimin e tij sipas Standardi ISO17025:2018.
