Në sheshin e Gostivarit, kryetari i komunës, Arben Taravari bashkë me nxënësit e shkollave fillore dhe çerdheve shpërndanë bakllava për qytetarët për nderë të festës së Fitër Bajramit, shruan POPULLI.mk
“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, sot në qendrën e qytetit, u realizua një hepening fantastik i organizuar nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me shkollat fillore dhe çerdhet, ku fëmijët së bashku me prindërit dhe mësimdhënësit shpërndanë bakllava për qytetarët. Bakllavaja e Gostivarit tanimë është një nga veçoritë tona kulinare, e njohur gjithandej.”, shkruan kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
