Ministri i Shëndetsisë Fatmir Mexhiti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për takimin e realizuar me ambasadoren e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler, të cilën e falënderoi për ndihmën gjatë pandemisë me COVID-19.
Mexhiti e falënderoi për donacionet me pajisje mjekësore dhe materialeve të destinuara për Spitalet Klinike në RMV, si dhe për të gjitha vizitat e punës së përfaqësuesve të Qendrave Mjekësore Universitare dhe Spitaleve në Shtetet e Bashkuara, ku janë përfunduar Memorandumet e bashkëpunimit.
