14.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Tetë trofe dhe 300 ndeshje si trajner, Zekerija Ramadani rrëfen emocionet e karrierës

Zekerija Ramadani është një nga ata që bëjnë pjesë në brezin e ri të trajnerëve shqiptarë, por ndonëse me vetëm 45 vite mbi supe, ka një karrierë për t’u admiruar. Tekniku nga Shkupi do të ulet në pankinë për herë të 300-ë në ndeshjen që Gjilani do të luajë të dielën në transfertën ndaj Trepçës ’89, e vlefshme për javën e 31-të të Superligës së Kosovës.

Ramadani numëron plot 8 trofe të fituar si trajner, teksa i kontaktuar nga SuperSport, pranon se nuk ishte në dijeni të statistikave dhe emocionohet jo pak për një shifër të tillë, që shumë trajnerë e ëndërrojnë.

“jam i befasuar për këtë shifër, pasi të them të drejtën nuk jam një ruajtës i mirë statistikash. për këtë ju falënderoj juve për punën e mirë. jam gjithashtu i emocionuar. tani që e mendoj, 300 ndeshje është një shifër vërtetë e konsiderueshme, për një karrierë që më ka dhënë jo pak kënaqësi dhe plot 8 trofe”, u shpreh tekniku shkupjan.

Zekerija Ramadani - karriera

Zekerija Ramadani – karriera

Shkupi është shtëpia e tij, aty ku ka hedhur hapat e para si futbollist, por edhe ka nisur rrugëtimin si trajner më 1 korrik të 2014-ës. Atë sezon, Ramadani e etiketon si një nga më të veçantët në karrierë.

“shkupi është shtëpia ime, pasi aty jam rritur dhe kam mësuar shumë. nga 8 trofetë që kam fituar, do të veçoja pikërisht atë me shkupin. në sezonin 2014-2015 u shpallëm kampionë të kategorisë së parë dhe rikthyem skuadrën në superligë. nuk ishte një titull në superiore, por ishte i veçantë. ishte i pari në karrierën time si trajner dhe për më tepër, me skuadrën e zemrës”, deklaroi ramadani.

Të ngjajshme

Të fundit