Qysh nga themelimi i mekanizmit të bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së, tregtia dypalëshe ka vazhduar rritjen e shpejtë dhe bashkëpunimi e investimet dypalëshe janë shtuar shumë, duke nxitur zhvillimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe EQL-së.
Nga 16 deri më 20 maj të këtij viti do të organizohet Ekspozita e 3-të Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Ningbo. Dy ekpozitat e para janë zhvilluar me sukses në këtë qytet përkatësisht në vitet 2014 dhe 2019, duke u bërë një platformë për nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar Kinë-Vendet e EQL-së. Personalitete të ndryshme kanë shprehur vlerësimin e tyre pozitiv për këtë mekanizëm.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Hungarisë Peter Szijjarto vuri në dukje:
“Në ekonominë tonë, investimet e drejtpërdrejta luajnë një rol shumë të madh dhe kompanitë kineze po bëjnë investime të shumta, veçanërisht lidhur me makinat elektrike, që do të jenë industria kyçe e Evropës në të ardhmen.”
Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç theksoi:
“Falë mekanizmave të ndryshëm të bashkëpunimit, duke përfshirë nismën ‘Një brez, një rrugë’ e bashkëpunimin ndërmjet Kinës e vendeve të EQL-së, niveli i bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Kinës është rritur në mënyrë të pandërprerë. Në mbi 10 vjetët e kaluar, vlera e investimeve dhe tregtisë dypalëshe është rritur në mënyrë të dukshme dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushat e ndryshme është thelluar në mënyrë të pandërprerë.”
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç u shpreh:
“Në disa vitet e kaluara, vlera e mallrave të eksportuara nga vendi ynë në Kinë arriti në 1 miliardë euro. Për Serbinë, ky është një numër shumë i madh.
Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Shqipërisë, Enriko Ceko, vëren:
“Marrëdhëniet e forta tregtare pasqyrojnë një komplementaritet ekonomik të nivelit të lartë të palëve dhe tregojnë se mekanizmi bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të EQL-së plotëson nevojat e tyre përkatëse për t’u rritur dhe thelluar.”
