Akademia për politika Publike së bashku me antarët e forumeve rinore të Partive Politike janë për trajnime në qytetin e Zagrebit në Kroaci ku patën mundësinë që të takojnë Partinë Social Demokrate të Kroacisë në selinë e tyre qëndrore ku u mirpritën nga Nënkryetari i Partis Ranko Ostojić, Anëtarja e Komitetit Qëndror Marija Lugarić si dhe Nënkryetarja e Forumit Rinor të SDP Sara Medved për të dëgjuar nga afër ideologjinë e kësaj partie, krijimin e politikave rinore, mundësin qe ju jepet rinisë si dhe shumë tema tjera.
Takimi radhës i rinisë ishte në Parlamentin e Kroacisë, ku u mirpritëm nga deputeti Miletić Marin,i cili na njoftoi nga afër se si funksionon parlamenti,problemet me të cilën hasen deputetët si dhe tema tjera!
Trajnimet dhe takimet vazhdojnë edhe me funksionarë të tjerë të shtetit Kroat!
