6.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Mars, 2026

Drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj në takim pune me ambasadoren e RMV- së në Kosovë Shpresa Jusufi

Drejtori i Ansamblit z.Shkodran Tolaj në takim pune me ambasadoren e RMV- së në Kosovë znj.Shpresa Jusufi

Sot në Ambasadën e RMV- së në Kosovë u zhvillua takim pune i drejtorit të Ansamblit Nacional shqiptar z.Shkodran Tolaj dhe ambasadores së Maqedonisë së Veriut në Kosovë znj.Shpresa Jusufi!

Ata biseduan rreth projekteve të realizuara dhe rëndësinë e ambasadës sonë në promovimin e kulturës e artistëve në ngjarje dhe data të rëndësishme!
Në atmosferë mikëpritje të ngrohtë nga ambasadorja znj.Jusufi e cila shprehu konsideratat më të larta për punën e drejtorit Tolaj dhe sukseset e trupës brenda e jashtë vendit ata biseduan për përgatitjet e fundit rreth prezantimit në Prishtinë, në koncertin që do të mbahet në kuadër të “Turneut Ballkanik” – pjesë e programit vjetor në kalendarin artistik të Ansamblit shqiptar!

Drejtori Tolaj falemnderoi ambasadoren për mikëpritjen dhe i dhuroi CD-të dhe monografitë e botuara dhe edituara nga Ansambli shqiptar të cilat janë pjesë e rëndësishme e arkivimit të vlerave tona kombëtare e ku janë prezent dy kolosët e Maqedonisë që vepruan në Kosovë: Lorenc Antoni e Musa Piperku!

Të ngjajshme

Të fundit