12.8 C
Skopje
E martë, 17 Mars, 2026

Një delegacion i Parlamentit polak për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Një delegacion i Sejmit polak i kryesuar nga zëvendëskryetari, Rishard Terlecski sot do të qëndrojë për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve nga ueb faqja e Kuvendit, delegacioni polak do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me nënkryetarin e Kuvendit, Goran Misovski, si dhe me koordinatorin e grupit parlamentar, Nikolla Micevski dhe me kryetaren e grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Polonisë, Fanica Nikolloska. 

Të ngjajshme

Të fundit