Deputetja e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti është bërë simbol i kërkesës së qytetarëve që padrejtësisht u refuzohen kërkesat për tu pajisur me nënshtetësi, ku shumica prej të cilëve janë shqiptarë.
Në një postim në proflin e saj në Facebook deputetja Dauti tregon se edhe 10 qytetarë tjerë janë paisur me nënshtetësi, të cilët për vite janë zvaritur nëpër institucione.
“Edhe 10 përgjigje të reja pozitive për shtetësi. Edhe10 qytetarë të tjerë që me vite janë zvarritur nëpër institucione, përfundimisht fituan shtetësinë. Dhjetëra të tjerë që na janë drejtuar për ndihmë, pritet që periudhën në vazhdim të fitojnë këtë të drejtë të shumë pritur. Urime të gjithëve, ndërsa beteja vazhdon deri në qytetarin e fundit që i bëhet padrejtësi”, ka theksuar deputetja Dauti duke lexuar edhe emrat e personave që tashmë kanë zgjidhur këtë çështje.
