20.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

RMV rritet numri i turistëve

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), numri i turistëve në maj të vitit 2023 është 100 977, nga të cilët 29.4 % janë turistë vendor dhe 70.6 % turistë të huaj.

Numri i bujtjeve (netëve të qëndrimit) në maj të vitit 2023 ka qenë 199 984, nga të cilat 31.4 % janë turistë vendor dhe 68.6 % turistë të huaj.

Në periudhën janar – maj 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 29.4 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje prej 4.8 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 45.9 %.

Në periudhën janar – maj 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i bujtjeve është rritur për 18.6 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje prej 0.6 %, ndërsa te turistët e huaj rritje prej 31.9 %.

Të ngjajshme

Të fundit