Komuna e Çairit dhe unë si kryetar i saj e dënojmë ashpër aktin e vandalizimit të tabelës me emrin e Parkut Ukraina që gjendet në territorin tonë, gjegjësisht pranë objektit komunal.
Vlerësojmë se ky është një akt tepër i ulët ndaj një vlere paqesore siç është Parku Ukraina, që e promovuam javë më parë së bashku me Ambasadën e Ukrainës në vend.
Rastin në fjalë ne tanimë e kemi denoncuar tek organet e rendit dhe kërkojmë që sa më shpejt autorët të identifikohen dhe të marrin ndëshkimin e merituar.
Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit
