Grupi i zjarrit ka mbledhur strukturat për të debatuar për formimin e partisë, ka bërë të ditur kryesues i këtij Grupi, Izet Mexhiti, transmeton TV21.
Mbledhja do të zhvillohet në hapësirat e Komunës së Çairit.
Gjatë ditës, në një prononcim për TV21, Mexhiti ka bërë të ditur se fillon procedurën për formimin e partisë së re, por pjesë e kësaj partie nuk do të jenë edhe bashkëmendimtarët e tij në fillim të këtij rrugëtimi, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti dhe Nevzat Bejta.
Siç bëri të ditur Mexhiti, këta të fundit kanë “deklaruar se betejën do ta zhvillojnë brenda BDI-së”.
