-0.2 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Erdogan i dhuroi Mohammed bin Salmanit veturën e prodhuar në Turqi

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i dhuroi të hënën Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, makinën e parë elektrike të prodhuar në Turqi, Togg, raporton Anadolu.

Gjatë vizitës së tij në Pallatin Mbretëror Al-Salam në Xhide, Erdogan dhe bin Salman zhvilluan takime kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve.

Pas bisedimeve, Erdogan i dhuroi princit saudit një Togg të bardhë “Pamukkale”.

Dy liderët ekzaminuan automjetin në oborrin e pallatit.

Pas përfundimit të vizitës, Erdogan u kthye në hotelin e tij me Togg, të cilin e drejtoi bin Salman.

Të ngjajshme

Të fundit