-0.2 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

AlternAtivA: Mos i malltretoni mërgimtarët, janë faktor për ekonominë e vendit!

Deri te Alternativa kanë arritur informacione se në Drejtorinë e Udhëheqjes së Librave Amë dhe sektorin e MPB së për dokumentacione po ndodh një maltretim dhe poshtërim i mërgimtarëve gjatë realizimit të kërkesave në këto institucione.

Kjo është arsyeja që të apelojmë te këto institucione shtetërore që ta kryejnë punën profesionalisht dhe të mos i maltretojnë mërgimtarët, të cilët drejtohen aty për shërbimet e nevojshme.

Këtu rikujtojmë se mërgimtarët janë faktor shumë i rëndësishëm në ekonominë e vendit tonë dhe ata meritojnë trajtim dhe respekt të veçantë për kontributin e tyre në vendlindje. Ata kanë ardhur t’i kalojnë pushimet në vendlindje me të afërmit e tyre dhe prandaj shteti duhet të ketë qasje respektuese ndaj tyre.

Të ngjajshme

Të fundit