3.8 C
Skopje
E shtunë, 7 Mars, 2026

Nga cila anë do të pozicionohet Arben Taravari !?

Kemi parë ditëve të fundit se si kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk pajtohet assesi me partnerët e koalicionit qeveritar BDI-në meqenëse ju bëri thirrje Ali Ahmeti që edhe këta të nënshkruajnë për dorëheqjet e tyre nga postet qeveritare në rast se votohen ndryshimet kushtetuese.

Taravari tha se në ASH merren vendimet brenda kryesisë dhe nuk është e rrugës që t’u imponohet një gjë e tillë nga kryetari i BDI-së.

Gjithashtu zëra brenda partisë bëjnë të ditur se punët nuk janë mirë dhe ka mosmarrëveshje mes Taravarit dhe disa të tjerëve me funksione të larta në ASH, informon POPULLI.

Cilën anë do e zgjedhë Taravari pritet të shihet për një periudhë të shkurtër, a do ti bashkohet ‘frontit opozitar’ ASH-ja apo do të vazhdojë të qëndrojë në Qeveri me ‘frontin europian’!? / POPULLI.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit