Përse opozita në Maqedoninë e Veriut nuk po reagon për rritjen e pagave të zyrtarëve për 78%? Kjo lë të nënkuptohet se edhe politikanët opozitarë janë të kënaqur dhe jo ashtu siq shtiren para opinionit kinse kjo nuk është në rregull me çfarë po ndodh në vend, informon POPULLI.
Opozita në RMV duhet të reagojë për rritjen enorme të pagave duke e parë edhe shtrenjtimin e gjërave elementare dhe gjendjen e popullit që me shumë vështirësi po përballet kohëve të fundit. A nuk do të ishte më e drejtë që opozita të dalë bashkarisht dhe t’i vendos ultimatum Qeverisë për zvogëlimin e pagave të zyrtarëve dhe rritjen e pagave të sektorit publik!?
“Për ne është shumë e çuditshme që zyrtarët si nga opozita ashtu edhe nga qeveria nuk bëjnë asnjë hap për atë rritje enorme të pagave, nuk ekziston askund në botë. Në negociata kemi përdorur argumentin se kjo rritje është enorme, dhe atëherë dhe sot u kam thënë se ky është problemi i tyre më i madh edhe në afat të shkurtër dhe në planin afatgjatë. Nuk mundet që në sektorin publik t’i rrisni pagat për 10%, ndërsa për vete rriten për 78%”,ka thënë Trendafilov.
Një opozitë e cila është e kënaqur me vendimet e Qeverisë, nuk mund të synojë pushtetin! / POPULLI.mk
