Në pesë vitet e fundit, nga Maqedonia e Veriut janë larguar 939 mjekë, në bazë të dhënave nga licencat e lëshuara për të punuar jashtë shtetit. Kjo na ka sjellur në situatë që në disa komuna të vendit nuk ka fare mjekë amë, e nëse vazhdon ky trend i ikjes, për 5 deri në 10 vjet është pikëpyetje nëse do të kemi fare mjekë në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.
Dhe në vend se si shtet të meremi seriozisht për të penguar këtë dukuri brengosëse, tek ne vërehet një tendencë e kundërt. Të gjithë e dimë moti kohë se politika ka depërtuar me ndikimin e saj në të gjitha poret e shoqërisë, por të dhënat e fundit për ndikimin e saj në shëndetësi janë më se shqetësuese.
Dinë të bëjnë aktivitete politike, por nuk dinë të vendosin gjilpërën në shiringë
Siç kanë alarmuar mjekët, situata paska ardhur deri aty sa që edhe në Qendrën Klinike paska infermiere që nuk dinë të vendosin gjilpërën në shiringë. Si pasojë e presioneve që vijnë nga shtabet partiake të cilët urdhërojnë pranimin e kuadrit jo adekuat, me këto probleme po përballen për çdo ditë mjekët të cilët pavarësisht ngritjes së zërit thuajse nuk po përfillen nga institucionet përkatëse. Që të jetë ironia më e madhe, funksionimi i shumë klinikave për momentin mbahet gjallë nga vullnetarët, të cilët pavarësisht punës që bëjnë nuk paguhen fare.
Këtë dukuri e ka konfirmuar në deklaratën e tij në Alsat mjeku Niko Beqarovski, sipas të cilit kjo pastaj po reflektohet në mungesën e cilësisë në sektorin shëndetësor.
“Të gjithë e dinë më së miri se për çfarë stafi kanë nevojë. Tani po ndodh që të marrim një letër ku thuhet se ky është për këtu ndërsa ai tjetri duhet hequr. Më besoni, ka motra që nuk dinë të vendosin gjilpërën në shiringë. Një infermiere e tillë nuk mund të punojë në një qendër klinike. Nuk duhet të punoj askund tjetër. Shkolla medicinale u hapën gjithandej, po kryejnë shkollë brenda natës prej ku edhe ka ardhur cilësia e dobët”, deklaroi mjeku Beqarovski, duke nxjerrë në sipërfaqe të dhëna alarmanet të cilat urgjentisht duhet të shqyrtohen në nivelin më të lartë.
Ministri Fatmir Mexhiti shkurt kohë është në këtë resor, por sfidat që e presin, imponojnë nevojën që aki të veprojë sa më shpejt, sepse mund të bëhet vonë dhe shëndetësia të futet në kriza më të mëdha, prej të cilave vështirë se do të gjendet rrugëdalje. Sepse, siç ka paralajmëruar kryetari i Sindikatës së Qendrës Klinike Predrag Serafimovski, nga muaji shtator nuk përjashtohet mundësia e protestave, nëse nuk rritetn pagat dhe nëse nuk qartësohet situate e koklavitur me pagat e shumë të punësuarëve në shëndetësi, që nuk marrrin as minimumin e garantuar me ligj.
“Sipas pagës minimale, askush në vend nuk lejohet të ketë pagë më të ulet se ajo minimale, 20.175 denarë, këtu nuk është kështu. Deri në grupin e katërt të kompleksitetit, njerëzit në vendin tonë, që janë grupet më vulnerabël, marrin nga 15 900 deri diku rreth 17-18000 paga. Sipas ligjit, kjo është vepër penale”, tha Predrag Serafimovski, Sindikata e Qendrës Klinike.
Zgjidhje ose protesta!
Deri sa mjekët he personeli shëndetësor vazhdimisht po ikin në vendet e perëndimit, tashmë disa muaj Sindikata e Shëndetësisë ngre zërin për kushte më të mira pune, paga më të larta dhe zgjidhjen e problemin me mungesën e kuadrit në shumë klinika.
Është e qartë se nevojiten reforma më të shpejta dhe zbatimi i reformave që të mund mjekët e rinj të qëndrojnë në këtë vend, sepse mjekët që punojnë në shtëpitë e shëndetit te koncensionerët përballen me probleme serioze. Ky problem është prezent tani e dhjetë vite, ndoshta më tepër, prandaj është koha e fundit të gjendet zgjidhje.
Është fakt se janë rritur ndjeshëm pagat e mjekëve, infermierëve, personelit mjekësor dhe jomjekësor, por kjo nuk mjafton.
Në vend të presioneve, politika duhet të mendojë në gjetjen e zgjidhjeve që mjekët tanë ta shohin perspektivën e tyre në vend, e jo jashtë vendit, shkruan ZHurnal. Kjo nuk arrihet vetëm me rritjen e pagave, që gjithsesi është element i rëndësishëm, por ka edhe forma tjera. Mes tjerash nevojitet krijimi i kushteve më të mira, me ndërtimin e Qendrave të reja spitalore, kurse duhet të shqyrtohet edhe një herë nëse ndalimi i projektit të trajnimit për mjekët tanë në qendrat më të mira mjekësore në botë është një hap i qëlluar. Kurse si hap fillestar, por mjaft i rëndësihëm është t’i meren mekanizmat politikës me të cilat mund ta dëmtojë shëndetin e shëndetësisë.
Sepse, përveç efektit të drejtpërdrejtë negativ që jep angahimi i aktivistëve politikë ndaj shëndetit të pacientëve, temë për të cilën ska shumë nevojë të shkruhet sepse është diçka që dihet, përzierja e politikës në resorin e tyre është ofenduese për mjekët, si kategori e shquar profesionale dhe intelektuale e shoqërisë./Zhurnal
