Një shtetas nga Ukraina është sulmuar fizikisht në Shkup dhe si pasojë ka përfunduar në Spital, transmeton TV21.
Siç bëhet e ditur në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është denoncuar në Sektorin e Punëve të Brendshme rreth orës 00:40 nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza”, nga ku është thënë se “tek ata është sjell H.Ll. nga Ukraina, i cili në Parkun e Qytetit në Shkup është sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët më pas ia kanë marrë portofolin me dokumente personale, para dhe celularin”.
