18.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

Bullgaria po përgatitet për veto ndaj Maqedonisë së Veriut !

Eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk ka përsëritur se pa miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por edhe pa zbatuar reformat e nevojshme, Maqedonia e Veriut nuk mund t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, dhe në këtë mënyrë rrezikon të shkëputet nga Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së.

Ilhan Kuçuk, Eurodeputet Bullgar: Pa ndryshuar kushtetutën, RMV nuk mund të fillojë realisht negociatat me BE.

Sipas Kuçuk, në Kuvend nuk ka unitet rreth synimit për anëtarësim në BE dhe se partitë politike po luajnë me frikën e opinionit.

“Askush nuk vendos kushte shtesë (për Shkupin). Këto kushte u votuan si në kuvendin bullgar, po ashtu edhe në Kuvendin e Maqedonisë. Prandaj këto marrëveshje duhet të përmbushen”, tha ai.

Mesazhi i eurodeputeti bullgar, vjen në prag të seancës parlamentare të 18 Gushtit, në të cilën duhet të votohet nevoja për ndryshime kushtetuese. Aktualisht VMRO-DPMNE vijon të mbetet në qëndrimin se nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese siç thotë nën diktatin bullgar.

 

 

Burimi Klan Macedonia

Të ngjajshme

Të fundit