Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit nga qindra njerëz në komunën e Çairit duke i shprehur një dashuri të madhe këtij politikani. Kishte edhe nga ata të cilët u shprehën se kanë ardhur nga Suedia vetëm e vetëm për ta takuar kryeministrin kosovar në Shkup.
Të pranishëm në mikpritje ishin: Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu (LD), Bilall Kasami (LB) dhe Afrim Gashi (AAA), ku edhe bashkë me Albin Kurtin e përuruan rrugën e re “Adem Demaçi” në Çair.

