Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në Kuvendin themelues të LD-së, informon POPULLI.mk.
Statusi i plotë i Mexhitit:
“Nuk do ju përshëndes me “na priftë e mbara”. Kësaj radhe, e përmbylli me përkujtimin se sot, gjithë ne, qëndrojmë mbi tokën tonë, aty ku paraardhësit tanë bënin të pamundurën në kushte e rrethana shumë më të vështira se që jemi sot. Ne emër te tyre dhe ne emër të fëmijëve tanë, sot ju ftoj të bashkangjiteni me besim mes vete dhe vendosmëri në betejën tonë per ardhmëri, per përparim, mirëqenie, të forconi radhët, të riktheni vetëbesimin, të ngjallni luftëtarin në vete, të refuzoni disfatën dhe të vendosni fitoren, të tejkaloni zënkat dhe gjeni pajtimin, të shporrni frikën dhe riktheni zërin, të vendosur, të motivuar, të tubuar dhe bashkuar reth Lëvizjes tuaj Demokratike.
Leviz!, drejt fitores!” /
© POPULLI.mk




